Dëmtime, një pezullim dhe sytë nga Disiplina: çfarë ndodh te Tirana

0

Tirana udhëton këtë fundjavë drejt Gjirokastrës dhe situata në kampin bardheblu nuk është fort e mirë pas ngjarjeve që ndodhën në ndeshjen e fundit me Kukësin. Një ngarkesë e shtuar, pasi edhe rezultatet nuk kanë qenë të mira.

Gjithsesi stafi po mundohet që ta fokusojë ekipin te ndeshja e radhës, që në fakt është si një finale. Nisur nga kushtet në të cilat ndodhet Tirana, humbja është palejueshme. Dy ndeshje në vijim janë mjaft të vështira, pasi presin Skënderbeun dhe më pas është radha e derbit me Partizanin.

Me korçarët për më tepër do të luhet pa tifozë, pasi Komisioni i Disiplinës pritet t’i dënojë 24 herë kampionët e vendit për futjen e tifozëve në fushën e blertë pas përfundimit të ndeshjes me Kukësin.

GJENDJA NË SKUADËR – Dejan Blazhevski është një nga problemet e Tiranës. Sulmuesi maqedonas do të vijojë të mungojë, ashtu si Dorian Kërçiku. Nëse ky i fundit do të jetë gati pas pushimit të kampionatit, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Blazhevksin.

Oduamadi gjithashtu ka mbetur jashtë prej kohësh  jashtë për shkak të një dëmtimi në shpatull. Nga infermieria ka dalë vetëm mbrojtësi Marvin Turtulli. Ai është bashkuar me grupin dhe do të jetë gati për ndeshjen me Luftëtarin.

Por në mesfushë ka një mungesë të rëndësishme. Asion Daja u ndëshkua me karton të verdhë (i katërti për mesfushorin) në takimin me Kukësin dhe nuk do të udhëtojë drejt Gjirokastrës për shkak pezullimi. Toni Mauexhe në këtë mënyrë pritet të rikthehet në formacion.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.