Dëmtime dhe grabitje, sezoni i Kondogbia për t’u harruar!

Ta quash thjeshtë një periudhë “JO” sezonin e Kondogbia me Valencian, është shumë pak. Ish-mesfushori i Interit bëri një sezon të shkëlqyer si i huazuar me skuadrën spanjolle edicionin e shkuar, por këtë vit, nuk është parë thuajse aspak në fushat e blerta.

Dëmtimet e shumta e kanë kushtëzuar mesfushorin francez, i cili duket si një investim i gabuar i Valencias. Por nuk kanë qenë vetëm dëmtimet shqetësimi më i madh për mesfushorin. Sipas asaj që raportohet nga mediat spanjolle, gjatë sfidës mes Valencias dhe Vijarealit, shtëpia e mesfushorit është grabitur.

Kondogbia nuk ishte në fushë në këtë takim të “Europa League”, por nuk ishte as në shtëpi, gjë që ka bërë që grabitësit të përfitojnë dhe të marrin një shumë të konsiderueshme parash, duke mos u penguar nga asnjë person. Ky ka qenë sulmi i gjashtë grabitës në zonën ku jeton Kondogbia, që është një zonë me shumë familje të pasura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *