Dëmtim serioz në shpinë, Cana rrezikon të humbë derbin me Romën

0

 

Një lajm i keq për Lacion, por sidomos për Lorik Canën. Dëmtimi i të hënës në ndeshjen ndaj Sampdorias mund t’i kushtojë jo pak kapitenit të Shqipërisë dhe mbrojtësit bardhekaltër. Sipas medieve italiane dhe, më saktësisht “Il Tempo”, 31-vjeçari është në dyshim të fortë për derbin e nxehtë me Romën, që do të luhet të dielën e ardhshme. Futbollisti gjakovar iu është nënshtruar menjëherë fazës rehabilituese dhe mbetet të shihet nëse do të rikuperohet me kohë për ballafaqimin ndaj Romës.

Dëmtimi i Canës është një telash më shumë për trajnerin Pioli, i cili nuk ka në dispozicion as Gentiletin, Sianin e Brafheid. Në rast mungese të mbrojtësit shqiptar, vendin e tij në qendër të mbrojtjes do ta zejë rumuni Radu. Gjithsesi, një përgjigje zyrtare trajneri do ta marrë nga stafi mjekësor sepse shpresat nuk janë shuar për ta parë kapitenin kuqezi në një prej ndeshjeve më të forta të sezonit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.