Dëmtim i tmerrshëm, Pjaca mungon gjatë

0

Marko Pjaca pësoi një dëmtim të frikshëm në miqësoren e djeshme mes Estonisë e Kroacisë dhe nëse fillimisht kishte ende shpresë se gjithçka do të kalonte lehtë, tashmë frika është kthyer në makth.

Talenti kroat i Juventut ka këputur ligamentin dhe duhet të operohet me urgjencë.

Sulmuesi doli me barelë në minutën e 65-të të ndeshjes në Estoni, pas një rënieje ku nuk pati asnjë ndërhyrje nga kundërshtarët. Që në momentin e parë u kuptua se ishte diçka serioze, sepse Pjaca doli duke qarë nga fusha.

Një sezon i mallkuar për ish-sulmuesin e Dinamos së Zagrebit, që verën e shkuar u transferua te Juventusi, por mungoi në fillim të sezonit për 3 muaj për një dëmtim dhe tashmë flitet për një dëmtim tepër të gjatë, rreth 8-9 muaj, çka do të thotë se Pjaca realisht në formë perfekte do të kthehet vetëm në vitin 2018.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image