Dëmtim i rëndë në gju, shqiptari i Lacios mbyll sezonin

0

Nuk ka shkuar siç pritej sezoni i parë i Valon Berishës në Itali. Futbollisti i Lacios ka qenë pafat përsa i përket dëmtimeve muskulore, që këtë sezon kanë qenë të shumta, më konkretisht pesë të tilla që e lënë për muaj të tërë në infermierinë e skuadrës kryeqytetase.

Ditën e sotme mediet italiane kanë konfirmuar se 26-vjeçari do t’i nënshtrohet një tjetër operacioni. Kësaj radhe bëhet fjalë për një dëmtim në gju. Analizat e kryera në Barcelonë konfirmuan dëmtimin e rëndë. Berishës do t’i duhet të qëndrojë jashtë fushave deri në muajin qershor.

Mesfushori me tipare sulmuese e mbyll sezonin e tij të parë në Serie A me  vetëm 192 minuta dhe tetë aktivizime.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.