Dëmtim dhe rekord, Leo Mesi rrezikon duelin e përjetshëm

Barcelona nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 kundër Valencias në shtëpi. Atletiko e Madridit ka një shans për t’u afruar me kreun dhe nëse djemtë e Simeones ja dalin përballë Betisit në transfertë, diferenca me Barçën zbret në 3 pikë.

Leo Mesi shënoi një dygolësh duke barazuar avantazhin e dyfishtë të miqve, por ai ka pësuar një dëmtim në këtë ndeshje. Kapiteni është detyruar të largohet përpara kohe nga loja, si pasojë e një dëmtimi në këmbën e djathtë.

Ai është në dyshim për “El Classico-n” e së mërkurës për llogari të gjysmëfinales së parë të Kupës së Mbretit. Mesi humbi dhe sfidën e kampionatit kundër Realit, por ky dëmtim është më i thjeshtë si i mëparshmi.

Diçka e tillë konfirmohet dhe nga trajneri i Barcelonës. “Le të presim se çfarë do të thonë mjekët. Leo ndjen pak dhimbje, por nuk duket ndonjë gjë e rëndë”, sqaron Ernesto Valverde.

Me dygolëshin e shënuar kundër Valencias, Leo Mesi është ngjitur në kuotën e 21 golave në kampionat. Rekordi i radhës i vendosur nga ylli argjentinas, i cili kalon kuotën e 20 golave në kampionat për herë të 11-të rresht!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *