Dëmtim apo diçka tjetër? Andre Silva i përgjigjet trajnerit të Seviljes!

Sulmuesi i Seviljes, Andre Silva, thotë se “e ka ndërgjegjen të pastër”, pas deklaratës së fortë të trajnerit Hoakin Kaparrosh se portugezi e ka ekzagjeruar me dëmtimet e tij. Silva, i huazuar nga Milani, nuk luan prej 4 prillit, por ndërkohë mund të bashkohet me kombëtaren për ndeshjet e Nations League në qershor.

Kjo gjë tërboi Kaparrosh, i cili hodhi dyshime mbi shkallën e dëmtimit në gju që ka Andre Silva dhe ka kërkuar ndërhyrjen e UEFA-s, për të mos lejuar që lojtari të luajë për kombëtaren.

Andre Silva ka shënuar vetëm 2 gola në vitin e ri dhe tani ka reaguar ndaj aludimeve të trajnerit.

Nuk po simuloj ndonjë dëmtim, jam kuruar për problemin që kam”, tha Silva për A Bola.

“Unë e kam ndërgjegjen të pastër. Kam dashur të luaj, por shqetësimi është rritur dhe fizikisht nuk kam qenë mirë.

“Ndoshta kjo situatë nuk është administruar si duhej dhe duhej të kisha bërë pushim në dhjetor, por Sevilja kishte nevojë për mua dhe unë doja të luaja.

“Unë jam futbollist shumë i përkushtuar ndaj klubit tim, që në këtë rast është Sevilja. Ata që më njohin e dinë që dua të jem gjithnjë një lojtar me vlerë për klubin”.

“E di që në 5 qershor Portugalia ka ndeshje, nëse riaftësohem në kohë përse të mos grumbullohem?”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *