Demollari, golashënuesi më i mirë në sezonin debutues rumun!

0

Gjatë gjithë historisë, shqiptarët që kanë luajtur në Rumani mund të numërohen me gishtat e dorës, edhe pse mjafton një emër dhe mbiemër për të vendosur një rekord dhe për të qenë pjesë e historisë. Po flasim për Sulejman Demollarin, që ka veshur fanellën e Dinamo Bukureshtit dhe që ishte ai nismëtari i cili i dha mundësi Elis Bakajt që të vishte fanellën e kësaj skuadre. Në një klasifikim të përpiluar nga gazeta rumune “gazeta”, mbi debutuesit (sezoni i parë në Rumani) e huaj dhe golat e shënuar, ish-mesfushori i Dinamos dhe kombëtares së Shqipërisë mban vendin e parë, me 18 golat e realizuar në sezonin 1991-1992, kur sapo ishin hapur kufinjtë pas diktaturës komuniste. Në 30 ndeshje, ai shënoi 18 gola, teksa pas vjen Spadasio i Rapid Bukureshtit me 16 gola dhe Bokila i Petrolul Ploieshtit po me aq.

Renditja

Demollari             (Dinamo Bukureshtit)    18 gola

Spadasio              (Rapid Bukureshti)          16 gola

Bokila                    (Petrolul Ploieshti)          16 gola

Hamza                  (Petrolul Ploieshti)          12 gola

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here