Demokraci kineze, ndalohen tatuazhet në kombëtare

Kina është një vend i çuditshëm, absurd për ne që kemi provuar komunizmin dhe demokracinë (nëse kjo e dekadave të fundit quhet demokraci, apo anarki). Nga njëra anë, Kina është e hapur për botën dhe gjithashtu po investon pa fund për zhvillimin e futbollit vendas, por nga ana tjetër vendosen disa rregulla qesharake.

Kështu, për t’i dhënë Kinës “vlerat socialiste në mënyrë të gjallë dhe të shkëlqyer”, presidenti Xi Jinping ka vendosur të bëjë revolucion kulturor dhe natyrisht edhe industria e zbavitjes duhet kontrolluar me kujdes.

Urdhri i ri është për të hapur sytë: ndalohen tatuazhet te aktorët, këngëtarët dhe sportistët.

Kështu, Kina ka luajtur kundër Uellsit dhe është mundur 6-0, ndërsa futbollistët kinezë kishin fashuar duart, që të mos dukeshin tatuazhet. Është sjellje amorale nëse tatuazhet duken në televizion, partia nuk ka dëshirë që të ketë sjellje të pahijshme dhe kundër kulturës së vendosur nga partia!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *