Demo: Ahmataj na ka bashkuar, ëndërr të largohem jashtë Shqipërie

0

Aurel Demo është kthyer në një lojtar shumë të rëndësishëm te Luftëtari. Mbrojtësi i lindur në Kuçovë është i aftë të luajë në dë krahët e mbrojtjes, por këtë sezon e kemi parë shpesh në luajë dhe në pozicione më të avancuara.

Në një intervistë për “RTSH Sport”, 22-vjeçari ka zbuluar se çfarë ka ndryshuar te skuadra me ardhjen e trajnerit Julian Ahmataj dhe për synimet që ai ka për të ardhmen.

FILLIMI –  “Ishte profesor Hasan Lika ai që më dha besimin dhe më futi në fushë”.

“E para e punës është besimi. E gjithë skuadra do të ketë besim. Është një ëndërr për mua që të iki jashtë Shqipërisë. Kjo gjë varet  nga puna që unë do bëj. Normalisht që skuadra do të qëndrojë në Kategorinë Superiore. Kemi lojtarë shumë të mirë dhe prurjet e reja janë përshtatur mirë”

POZICIONI IDEAL – “Unë jam mbrojtës i djathtë, por mund të luajë dhe në krahun e majtë. Këtë sezon trajneri më kërkoi të luaja më përpara”.

AHMATAJ – “Ai ka besim te çdo njeri në skuadër. Kjo ka bërë që të jemi një skuadër akoma më e bashkuar”, përfundoi Demo.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.