Demiri i emocionuar: Grumbullimi me Shqipërinë, i papërshkrueshëm!

Besir Demiri, edhe pse është lënë jashtë nga trajneri Kristian Panuçi për ndeshjet me Jordaninë dhe Izraelin, nuk mund të rrijë pa e ndjekur kombëtaren. Këtë e ka shprehur për gazetarin Reshat Ibrahimi në “Sporti në Lajm Tv”.

“Nuk mund të rri pa e shikuar Shqipërinë, qoftë në Ligën e Kombeve, qoftë edhe miqësore. Ishte ndeshje e fortë, pasi kundërshtarët që në fillim ishin agresivë dhe një lojtar i joni doli. Rezultati 0-0 është për mua është zhgënjim, pasi duhej fitorja për të fituar besim para ndeshjes me Izraelin. Pas çdo rezultati negativ, nuk e ke atë vetëbesim dhe atë që planifikon. Djemtë kanë kohë të përgatiten dhe shpresoj të jenë në nivel”, u shpreh fillimisht Demiri.

FTESA – Mungesa e ftesës nuk e zhgënjen lojtarin e linjës së majtë: “Të them të drejtën çdo herë jam i gatshëm për Kombëtaren, asnjëherë nuk zhgënjehem apo të dorëzohem. Këto janë zgjedhje teknike të Panuçit.Jam ose jo, me rëndësi Shqipëria të ketë rezultate pozitive. Nuk mund ta them se pse nuk kam marrë një ftesë, e vendos trajneri. Shqipëria është në një kohë tranzicioni gjeneratash, dhe trajneri kërkon zgjedhje sa më të mira për të zëvendësuar ata lojtarë që bënë historinë me kualifikimin në Europian. Shpresoj të bëjë zgjedhjet e duhura dhe të ketë rezultate për Shqipërinë”.

“Shpresoj që Shqipëria të fitojë me Izraelin, pasi është shumë e rëndësishme. Nuk mund të them që ndonjë futbollist bojkotonte trajnerin Panuçi. Të gjithë i respektojnë vendimet e tij. Sa i takon emocioneve, nuk mund ta përshkruar çfarë emocionesh kam pasur nga dita e parë e grumbullimit deri në ditën e ndeshjes . Emocioni më i madh që kam përjetuar ka qenë dita e ndeshjes me Izraelin. Himni para ndeshjes, aty ishte kulmi i emocioneve.

HIMNI – “Kam prezantuar edhe me Maqedoninë, por grumbullimi i parë nuk barazohet me të gjithë grumbullimet që kam qenë me Maqedoninë. Është një ndjenjë e papërshkueshme, që nuk mund ta them me një fjalë. Fanella kuqezi është shumë e rëndë për mua dhe e kam mbajtur dhe do e mbaj gjithmonë me përgjegjësi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *