Demiri feston “me zemër në dorë”

0

Mariupoli dhe Zoria kishin pikë të barabarta deri para disa orësh, pasi tani skuadra e Besir Demirit e ka parakaluar në renditje. Një ndeshje që u duk se u zgjidh shpejt, por në fund u mbyll me rezultatin 3-2.

Mbrojtësi i majtë i kombëtares shqiptare ishte në fushë nga minuta e parë për Mariupolin, që me Barjaçuk arriti të realizonte dy herë ne pjesën e parë të takimit. Koçergin për Zorian nuk shënoi me penallti pas një ore loje, ndërkohë që skuadra e Demirit gjeti edhe golin e tretë.

Zubkov në të 83’ shënoi në portën e miqve, të cilët reaguan. Por ishte shumë vonë. Gromov në të 90’ shënoi për Zorian golin e parë, kurse tre minuta më realizoi Koçergin. Gjithsesi nuk pati më gol dhe me rezultatin 3-2 Mariupoli i Demirit mori pikët e plota.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.