Demiri e Bakaj festojnë në fushë, Gavazaj në stol

0

E shtunë pozitive për tre legjionarët e kombëtares. Fitore për Elis Bakajn, Emir Demirin dhe Enis Gavazajn. Në fushë dy të parët dhe në stol i fundit.

Shaktjor Soligorski arriti një fitore në transfertë përballë Smoleviçit me rezultatin 0-2. Bakaj ishte pjesë e formacionit mik, ndërsa u zëvendësua në minutën e 78. Trepikësh shumë i rëndësishëm për ekipin e sulmuesit, që ngjitet në vendin e dytë dhe është një hap larg kualifikimit në Europë. Ka mbetur dhe një javë për t’u mbyllur kampionati bjellorus, ndërsa Shaktjori pret në fushën e vet ekipin e FC Minskut. Mjafton dhe një fitore dhe ekipi i Bakajt kualifikohet në kompeticionet europiane.

Mariupoli i Besir Demirit arriti një fitore minimale në shtëpi përballë Vorskla Poltavës. Goli i Zubkov në pjesën e dytë i dha tre pikë ekipit të lojtarit shqiptar, i cili u aktivizua në formacion. Mbrojtësi i majtë u ndëshkua me karton të verdhë një minutë pas golit të avantazhit, ndërsa Mariupoli ngjitet në vendin e gjashtë në Premier Ligën e Ukrainës.

Më në fund Jenisei! Ekipi i Enis Gavazajt arriti një fitore të madhe përballë Dinamo Moskës në transfertë, duke rikthyer shpresat e mbijetesës. Jenisei fitoi 1-2, duke arritur fitoren e dytë në kampionat. Trepikëshi mungonte për ekipin e Gavazajt që nga 27 gushti, ndërsa 23-vjeçari e ndoqi gjithë ndeshjen nga stoli.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.