Demiraj tregon dhunën në Peqin: Zoti na ruajt!

0

Në Kategorinë e Dytë, javë pas jave është bërë si e modës që, dhuna, përleshjet në fushë dhe goditjet ndaj arbitrave, të jenë “menuja” e skuadrave që nga këta elementë kërkojnë të gjejnë rezultatin. Përveç sfidës Delvina-Skrapari, ku futbollistët ngatërruan sportin e boksit me futbollin dhe u përfshinë në sherr masiv në mesin e fushës, edhe në Peqin nuk mungoi dhuna ndaj lojtarëve nga Patosi.

Në deklaratën për SportEkspres.com, trajneri i Albpetrolit, Elidon Demiraj, tregon se në fundin e ndeshjes Shkumbini-Albpetrol 0-0, tifozët peqinas kanë zbritur në fushë dhe kanë dhunuar lojtarët patosarakë. “Pas ndeshjes, kolegu im i Shkumbinit krijoi një polemikë pa vend me një futbollist të Albpetrolit. Në këtë moment, shumë tifozë zbritën nga shkallët dhe hynë në fushë, duke na dhunuar në bankinën tonë”.

Sipas Demirajt, dy janë shkaqet e asaj ndodhie në Peqin. “Së pari ishte trajneri Bano që inicoi një debat të paqenë, e së dyti: nga ai debat u prodhua dhuna e tifozëve. Zoti na ruajt! Një lojtar yni vetëm 17 vjeç, rrezikon shumë dëmtimin e syrit. Siguria nuk reagoi fare në këtë rast, e këtu nuk bëhet fjalë për futboll”, përfundoi tekniku fierak i Albpetrolit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

http://sportekspres.com/wp-content/uploads/2019/02/fotoblinibilta.jpeg