Demi, urdhër drejtuesve: Dua kthimin e Asion Dajës

0

Gaz Demi kërkon kthimin e Asion Dajës tek Partizani. Presidenti i të kuqve ka urdhëruar vartësit e tij të kthejnë Asion Dajën tek të kuqtë, pas një vit “shtegtim” tek bardheblutë. Paraqitja e mirë e mesfushorit te Tirana, ka bërë që njëshi i të kuqve të kërkojë sërish lojtarin ta ketë në ekip. Madje ai u ka kërkuar llogari, të gjithë drejtuese të kuq, si e kanë lënë të largohet nga ekipi i tyre. Demi ka kërkuar të bëhet e pamundura, që shtatshkurtri të kthehet “i kuq”.

Problemi i vetëm në këtë mes, përtej dëshirës së lojtarit, është kontrata që ai ka me Tiranën për dy sezone, të cilën e firmosi në verë. Asion Daja negocioi në verë me klubin e kuq për prishjen e kontratës dhe njëkohësisht kaloi në një klub tjetër të Superiores, Tiranën. Daja  refuzoi në fund të 2015-ës ofertën e Partizanit për të rinovuar kontratën, edhe pse ai kishte luajtur rregullisht me të kuqtë. Oferta e Tiranës, joshi jo pak 27-vjeçarin, i cili tashmë regjistron në CV edhe Tiranën si eksperiencë në karrierën e tij futbollistike, pas Partizanit dhe Dinamos. Në fakt, Asion Daja është një lojtar që ka dalë nga akademia “blu”, ndërsa më parë është aktivizuar me Shkumbinin dhe Kastriotin.

Mesfushori kryeqytetas gjatë dy sezoneve të fundit ka spikatur edhe me Partizanin falë paraqitjeve të tij pozitive kaloi bardheblu. Me demat e kuq, mesfushori u aktivizua 26 ndeshje, por vetëm në 14 sfida ishte titullar, duke grumbulluar në total 1374 minuta dhe një gol me Partizani. Por sezoni me Tiranën e ka ngritur lojtarin në një nivel tjetër. Daja mund të jetë një përforcim në mesfushë për të kuqtë në verë, teksa është lojtari kryesor tek bardheblutë këtë sezon.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.