“Demi të lutem, shkarkoje “Panuçin numër 2”! Dosti kërkesë presidentit të Partizanit: Do vetëm paratë, është tradhëtar

Edmond Dosti vazhdon që të ngrejë zërin për padrejtësitë që ndodhin te Partizani dhe në kryeqendër të vëmendjes këtë herë është Sormani. Trajneri i të kuqëve nuk ngurroi dy herë për ta braktisur ekipin në momentin më të vështirë kur do të luhej edhe derbi me Tiranën.

Së bashku me italianët e tjerë të stafit nuk do të paraqiteshin për të mbështetur futbollistët në ndeshjen që vlen sa për një sezon. Duke shtuar edhe këtë arsye mes dështimeve të shumta të Sormanit në krye të Partizanit, Dosti i bën një kërkesë presidentit Demi për ta shkarkuar sa më parë këtë trajner që nuk interesohet për asgjë tjetër veç parave të klubit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *