Demi për problemet me lojtarët: Është historia e Shqipërisë, nuk luhet me fanellën e Partizanit

0

Partizani vijon të kryesojë Superioren, por të shumta kanë qenë edhe përplasjet e lojtarëve me stafin drejtues të klubit. Këtë herë tema e nxehtë quhet Esat Mala, ndërsa presidenti i të kuqëve, Gaz Demi, ka komentuar edhe këtë çështje. Në intervistën e dhënë për “ABC Neës”, theksi është vendosur te historia që ka fanella e të kuqëve.

“Si gjithmonë ne presim të fitojmë dhe kjo është dëshira. Rezultatin e di 90 minutëshi. Ndaj Bylisit kishim të pjesë të dytë që ishte katastrofë. Mund të ketë qenë edhe terreni, por nuk ka rëndësi, më la një shije të keqe. Shpresoj të jetë mbyllur aty ajo paraqitje. Partizani e ka këtë vit stolin më të fortë se vjet. Nuk mundemi që me fanellën e Partizanit që të bëjmë ç’të duam, pasi është historia e Shqipërisë, madje as unë vetë. Prandaj ekzistojnë këto dënimet për lojtarët dhe mungesa e disiplinës, ku kemi edhe ato llafet e tepërta që bëjnë menaxherët”, tha Demi. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.