Demi nuk ka emocione për derbin: Si ndeshja me Ballshin, unë vetëm stemën i mora Partizanit

Presidenti i Partizanit, Gazment Demi, ka folur para derbit mes Partizanit dhe Tiranës. Por në intervistën e dhënë për “Top Channel”, nuk ka emocione të veçanta përpara kësaj ndeshje, duke e barazuar me takimin e fundit që u zhvillua ndaj Bylisit.

“Ishte një marrëveshje mes Federatës dhe nesh. Ata na bën një propozim dhe ne u morrëm vesh. Është marrë drejtori sportiv me këtë punë. Di që 50% e të ardhurave shkojnë për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti. Si e shoh derbin? Si ndeshjen me Ballshin. Është ende herët për titullin kampion dhe kemi pasur disa luhatje. Si e dini të gjithë unë vetëm një stemë i kam marrë Partizanit. Në fundin e janarit shpresoj të luajmë te kompleksi jonë”, ka thënë Demi. /Sport Ekspres/