Demi: Ndjekim shembullin e Skënderbeut, dua grupet e Europa League

Në përfundim të festës së titullit, presidenti i Partizanit, Gazment Demi, u ndal në një lidhje direkte për emisionin “Zona Gol”, në “Supersport”.  Numri një i “demave” foli për synimet që ai ka për të ardhmen, duke përmendur arritjet e Skënderbeut në Europa League.

“Që në fillim i kam thënë stafit: Punoni për Europën! Pasi aty janë përfitimet e vërteta ekonomike. Shpresojmë që të bëjmë sa më mirë. Kemi shembuj të mirë nga Skënderbeu dhe Kukësi që kanë ecur në Europë”.

I PREFERUARI DHE GRUPI I LOJTARËVE – “E kam thënë njëherë që Labinoti (Ibrahimi) është i preferuari im. Në përgjithësi të gjithë çunat janë të mirë dhe me karakter, pastaj çdo familje ka problematika të vogla. Këtë vit Skënderi (Gega) doli mbi palët  dhe solli profesionalizimin”.

SYNIMI – “Partizani ka histori shumë të madhe se Skënderbeu dhe klubet e tjera shqiptare, por në pesë vitet e fundit më ka impresionuar ai klub. Po flas nga pikëpamja e biznesit. Ato arritën dy herë në grupet e Europa League, këtë dua të arrij dhe unë, nuk do jem i kënaqur derisa të arrij dhe Partizani dhe grupe”.

FTESAT E KOMBËTARES – “Më kënaqi shumë ftesa për katër lojtarët e kombëtares, qoftë nga ana e biznesit pasi rrisin vlerën e tyre, por edhe për faktin që puna dhe mundi i këtyre djemve u shpërblehet. Shpresoj që të jenë pjesë e kombëtares dhe në të ardhmen, gjithsesi kjo u takon atyre që zgjedhin”.

TIRANA – “Jam i gëzuar që Tiranën, gjithsesi ka dhe një ndeshje. Gjëja më e bukur për mua në futbollin shqiptar është derbi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *