Demi: Meritonim fitoren, uroj t’i kemi gjunjët e fortë

Numri një i Partizanit, Gazmend Demi është shumë pranë objektivit madhor të tij, të fitojë titullin kampion në Shqipëri. Presidenti i “Demave” ishte i pranishëm sot në “Loro Boriçi”, ku pa skuadrën e tij të marrë një pikë të vyer përballë rivalëve direkt të Kukësit.

Megjithatë, Demi tha për “Supersport” pas ndeshjes se meritonin fitoren, pasi luajtën më mirë se kundërshtari. Presidenti pati edhe një koment për titullin kampion, ku tha se pavarësisht matematika nuk i lejon të festojnë, shpreson që ta fitojë sa më parë:

“E meritonim të fitonim, edhe barazimi na kënaq. Ekipi luajti mirë, uroj t’i kemi gjunjët e fortë deri në fund. Titulli? Matematika s’e lejon, por shpresojmë” u shpreh presidenti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *