Dembeli Kisling zbulon sekretin: Testet fizike mi kalonte gruaja

0

Stefan Kisling dha dorëheqjen nga futbolli profesionist në fund të sezoni  të kaluar. 34-vjeçari e kuptoi se trupi i tij nuk mund të përballonte më intensitetin e ndeshjeve të Bundesligës dhe vendosi ta mbyllte njëherë e përgjithmonë.

Në një intervistë për medien gjemane “Sport Bild”, ish-sulmuesi i Levekuzen zbuloi se gjatë të gjithë karrierës së tij kishte qenë lojtari më dembel në skuadër. Një prej historive më interesante ishte se si kishte përdorur gruan e tij për t’u shmangur stërvitjes së diferencuar.

“Para se të fillonim fazën përgatitore gjatë verës, përgatitësi atletik na bënte disa kontrolle të fizike me anë të një jeleku me çip që na maste rrahjet e zemrës. Sa më të këqija të ishin rezultatet, aq më i intensiv do të ishte programi që do t’i nënshtrohesha gjatë muajve të ardhshëm. Për të shmangur këtë, jelekun ia vesha gruas sime, që është një vrapuese shumë e mirë. Testet ishin të shkëlqyera dhe nuk bërë stërvitje shtesë. Përherë kam qenë futbollisti dembel, rrallë kam shkuar në palestër, ndërsa në stërvitje leja gjithmonë disa ushtrime pa bërë”, tha Kisling

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.