Dembele te Barcelona, më shumë nga të gjithë feston… Rena

105 milionë euro që tani, mbi 40 milionë në bonuse, Dembele ka ka kaluar nga Dortmundi te Barcelona dhe është bërë futbollisti i dytë më i shtrenjtë në histori, pas Nejmarit, të cilit i merr vendin në formacionin e Barcelonës.

Dortmundi bën një biznes marramendës, sepse vjet e pagoi vetëm 14-15 milionë sulmuesin e talentuar, por rezistenca e gjatë ndaj ofertave të Barças e paska pasur një arsye madhore.

Realisht, Dortmundi ka arkëtuar më pak, sepse 25% të kartonit të sulmuesit të talentuar e kishte mbajtur ish-klubi i tij, Rena.

Me largpamësi të admirueshme, Rena duroi një vit dhe tani arkëton edhe rreth 21 milionë euro, e pakta. Me siguri, lajmin e mbylljes së transferimit e ka festuar më shumë klubi francez, se vetë Dembele.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *