Dembele iku? Dortmundi ka zbuluar një fenomen 12 vjeç që shënon më shumë se Mesi e Ronaldo!

Nuk është normale! A mund të shënojë një djalë 12-vjeçar kaq shumë, mbi të gjithë duke luajtur me ekipin U-17?

Po e bën Jusufa Mukoko, është 12 vjeç dhe luan me ekipin U-17 të Dortmundit! Njerëzit po ngrenë gjithnjë e më shumë pyetje, duke dyshuar,por te Dortmundi janë të bindur se gjithçka është në rregull, sepse tregojnë pasaportën, që shkruan se djaloshi ka lindur më 24 nëntor 2004. Fizikisht Mukoko është superior ndaj 17-vjeçarëve me të cilët luan prej këtij sezoni dhe po regjistron shifra absurde.

Dje Borusia e Dortmundit fitoi 10-0 kundër Alemania Ahenit dhe “fëmija i tmerrshëm” shënoi 3 gola! Sezonin e shkuar Mukoko shënoi 33 gola te Dortmundi U-15, ndërsa këtë sezon ka shënuar 13 gola në 5 ndeshjet e para të kampionatit të ri, duke luajtur me djem 4-5 vjet më të mëdhenj se vetja! A është normale? Për gjermanët po, sepse tashmë e ka grumbulluar kombëtarja U-16…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *