Dembele “i padukshëm”: Nuk largohem nga Barcelona!

Sulmuesi i Barcelonës Usman Dembele ka këmbëngulur se do të qëndrojë te gjigantët spanjollë për shumë kohë, edhe pse nuk e ka gjetur ende ritmin e duhur. 20-vjeçari u transferua nga Dortmundi te Barcelona verën e shkuar, për rreth 105 milionë euro, por një dëmtim serioz e ndali dhe këtë sezon ka luajtur vetëm 12 ndeshje në kampionat.

Gjithsesi, sulmuesi është i bindur se do të justifikojë milionat e paguar për të, duke hedhur poshtë zërat për largim: “Nuk do të largohet pas vetëm një sezoni, kam firmosur kontratë 5-vjeçare dhe do të qëndroj këtu për shumë kohë”, deklaroi Dembele për Telefoot. “Është Barcelona, më pëlqen fakti që ka konkurrencë të madhe në sulm. Jam i lumtur që ka ardhur edhe Filipe Kutinjo”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *