Dembele e “bën baltë”, Barcelona i pret gjobën e majme

Osman Dembele është rikthyer në formë të mirë dhe tredhëmbëshi me Mesin dhe Suarezin po funksionon për mrekulli. Por, 21-vjeçari vazhdon të ketë probleme me vonesat në stërvitje.

Diçka e tillë ka ndodhur dhe më parë, francezi harxhon shumë kohë duke luajtur “play-station” me miqtë e tij, madje nuk mungojnë rastet kur e zbardhin ditën me leva në duar.

Gjatë ditës së diele, Dembele e ka tepruar. Lojtari ofensiv ka shkuar dy orë me vonesë në stërvitjen e ekipit dhe klubi nuk ka duruar më. Barcelona ka vendosur ta gjobisë lojtarin me 100 mijë euro!

Trajneri Valverde ishte mërzitur me vonesat e shumta të Dembele, ndërsa drejtuesit e klubit shpresojnë që gjoba e majme do ta bëjë të reflektojë francezin. Sigurisht që kështu do të ndodhë, pasi Barcelona mund të mos mjaftohet më me 100 mijë euro gjobë, nëse Dembele vazhdon të çohet vonë dhe të “harrojë” orarin e stërvitjes.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *