Dembele bën Nejmarin të harrohet, analiza në shifra e spanjollëve

Nejmar u largua nga Barcelona për plot 223 milionë euro, ndërkohë që katalanasit e zëvendësuan ata me Osman Dembele, francezin që sezonin e shkuar u dëmtua që në fillim dhe në Spanjë nisën të mendonin se afrimi i tij ishte një dështim.

Gjithsesi te Barcelona po i marrin tani frytet e sulmuesit, i cili po vjen në rritje. Madje ai ka bërë edhe më mirë se Nejmar në këtë fillim sezoni. Në Spanjë kanë nisur krahasimet dhe shkruajnë se Dembele po vjen në rritje, kurse Nejmar në ulje. “Blaugranat” duhet të gëzojnë, por jo shumë. Sezoni sapo ka nisur.

SHIFRAT – Pikërisht numrat janë ato që nxjerrin superiore lojtarin e Barcelonës. Analiza vjen nga Sport.es pikërisht pas ndeshjes së dobët që Nejmari bëri në Angli kundër Liverpulit në Champions. Momentalisht të dy sulmuesit kanë luajtur në gjashtë ndeshje,

Katër në kampionat, 1 në Champions dhe një në Superpupë. Në këtë të fundit Dembele shënoi golin që i dha trofeun Barcelonës, kurse për Nejmar pati vetëm 14 minuta në triumfin 4-0 që PSG regjistroi kundër Monakos.

Dembele ndërkohë ka grumbulluar më shumë minuta. Diferencë e vogël: 489 minuta ka luajtur francezi, 486 braziliani. Sulmuesi i Barcelonës ka shënuar një gol më shumë se Nejmar, pesë. Mbi të gjitha golat që ka realizuar Dembele kanë pasur vlerë për katalanasit.

Në Champions shënoi golin e qetësisë në fitoren 4-0 ndaj Ajaksit. Në kampionat kundër Sociedadit goli i tij ka pasur vlerën e tre pikëve, ashtu sikurse kundër Vajadolidit. Gjithashtu të mos harrohet edhe goli në Superkupë. Sa i takon kampionatit të PSG-së në Francë, është si një “lojë fëmijësh”.

Nejmar u la jashtë në ndeshjet kundër St.Etien për të qenë gati për sfidën me Liverpulin në Champions, ndërkohë që ajo që mbahet mend më shumë nga ajo ndeshje është driblimi që Mane i bëri brazilianit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *