Dele Ali “fëlliqet” nga statistikat, në derbi ishte për turp

Totenhemi mori një disfatë të hidhur pasditen e djeshme në derbi ndaj Arsenalit, teksa doli nga “Emirates” me kokën ulur, pas rezultatit që u mbyll me shifrat 4-2 në favorin e topçinjve. Pjesa e parë ishte e mirë për “gjelat”, të cilët e mbyllën në avantazh 1-2, por në pjesën e dytë çdo gjë ndryshoi.

Pikërisht në fraksionin e dytë të lojës, Totenhemi ishte thuajse inekzistent në fushë, teksa pësoi plot tre gola. Ajo që ka rënë në sy në statistikat e sfidës është se Dele Ali në pjesën e dytë, ka kryer në total vetëm gjashtë pasime të sakta. Deri këtu ndoshta çdo gjë është në rregull, por po t’i hedhim një sy se ku kanë ardhur pasimet, atëherë do kuptojmë që ka diçka që nuk shkon.

Katër nga gjashtë pasimet e mesfushorit të “gjelave” kanë ardhur nga nisja e topit në mesin e fushës, fillimisht në nisjen e pjesës së dytë, dhe tre herë pas tre golave të pësuar. Praktikisht, Dele Ali ka bërë në total vetëm dy pasime të sakta në pjesën e dytë të takimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *