Del Piero: Dibala si Mesi? Leo lind njëherë në 30 vjet

0

“Juventusi është i barabartë me Barcelonën, Realin apo Bajernin e Mynihut”. Aleks Del Piero, ish-numri i famshëm “10” i Juventusit ka dhënë dje edhe mendimin e tij, duke bërë një analizë të shkurtër, përpara ndeshjes së madhe në “Camp Nou”.

MES BIG-ËVE – Por skuadrat big janë të shumta tani. “Unë do të fusja edhe Bajernin, apo PSG-në, që, me Nejmarin, përveçse ka marrë një lojtar të madh dhe me talent, mund të rrisë edhe vetëbesimin e grupit. Kujdes më pas anglezët, që nëse gjejnë kompaktësinë e duhur bëhen të rrezikshëm”.

BONUÇI TE MILANI – Më pas “Pinturikio” ka folur edhe për transferimin e fundit që ka sjellë zhurmën e madhe në merkaton italiane, ku Bonuçi kaloi nga Juventusi te Milani. “Mendoj se ikja e Leos do të ndikojë shumë, edhe pse jo menjëherë. Milani vjen nga një ndeshje e keqe, por Bonuçi  ka hyrë më prepotencë në botën kuqezi duke e përfaqësuar në gjithçka. Është njëri nga mbrojtësit më të fortë”.

DIBALA – Ndërsa, i pyetur në lidhje me duelin e famshëm mes Mesit dhe Dibalës dhe krahasimit që i bëhet këtyre dy lojtarëve, Aleks ka thënë: “A mund të bëhet Dibala si Mesi? Nëse po flasin që tani kjo është mirë për Paulon, sepse do të thotë se që tani niveli i tij është i lartë. Por tani ai duhet të vazhdojë të jetë Dibala sepse Mesi lind njëherë në 30 vjet”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image