Del kundër të gjithëve, ish-portieri italian Ballotta: Kam frikë se ky është Thomas Strakosha!

Gjithmonë ka pasur shumë polemika sa i përket Thomas Strakoshës, në rastet kur ndodh një gabim nga gardiani kuqezi. Por nëse në sezonin e shkuar, një argumentim për të mbrojtur lojtarin e Kombëtares, ishte marrja e eksperiencës dhe përmirësimi, nuk shkon këtë herë.

Një tjetër gafë e ndodhur së fundmi ndaj Cluj, ka ngritur menjëherë pikëpyetjet. Ish-portieri i njohur italian, Marco Ballotta, është shprehur se kjo mund të jetë gjendja e vërtetë e Strakoshës. “Kam frikë se ky mund të jetë Strakosha i vërtetë. Ne gjithmonë presim diçka më shumë, por nuk e arrin. Gjithmonë merrni përvojë nga viti në vit. Megjithatë unë prisja diçka më shumë prej tij”, ka thënë Ballotta. /Sport Ekspres/