Dekorohet Gaz Demi, tifozët kërkojnë… trajnerin

Gazment Demi, presidenti i Partizanit, është vlerësuar në Kosovë, ku presidenti Hashim Thaçi e ka dekoruar me dekoratën “Urdhri i Pavarësisë”, më e larta që mund të jepet. Klubi i kuq e ka bërë me dija diçka të tillë përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Me motivacionin “Për kontributin e dhënë për Pavarësinë e Kosovës”, Presidenti i FK Partizanit, ka qënë sot i ftuari special i Presidentit të Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi, i cili i ka akorduar “Medaljen” përkatëse dhe “Urdhrin e Pavarësisë”. Kjo është dekorata më e lartë presidenciale që dorëzohet në Republikën e Kosovës. Familja e FK Partizanit ndihet krenare dhe uron Presidentin Demi për këtë vlerësim të çmuar dhe kuptimplotë…”, shkruhen në postimin e Partizanit.

REAGIMET – Tifozët sigurisht që kanë uruar presidentin për vlerësimin e marrë në Kosovë, por janë të shumtë ata që kërkojnë të dinë të tjera gjëra dhe që lidhen me ekipin e sezonit të ri. Momentalisht Partizani zyrtarisht nuk e ka një trajner, ndaj edh tifozët kërkojnë informacion në lidhje me këtë çështje, por edhe me afrimet e largimet nga skuadra.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *