Deklaroi për simptoma para dhe pas ndeshjes, Valencia reagon kundër Gasperinit: Jemi të befasuar, ke vënë në rrezik shumë njerëz

0

Trajneri i Atalantës do të tregohej i sinqertë në një intervistë për mediat në Itali, ku ka treguar se ka kaluar Koronavirusin. Madje ka rrëfyer edhe detaje, ku tregon se si para ashtu edhe gjatë përballjes ndaj Valencias në ndeshjen e kthimit ka pasur simptomat e virusit, që më pas do të godiste fort të gjithë botën. Takimi u luajt pas dyerve të mbyllura për të shmangur përhapjen e Covid-19, por Gasperini nuk ka nxjerrë zë për problemet e tij.

Kjo ka nxitur edhe reagimin e klubit spanjoll, që mbërmjen e djeshme ka dalë në deklaratë për shtyp, ku nuk fsheh gjithë habinë dhe mungesën e përgjegjësisë nga ana e trajnerit të Atalantas. Ndërkohë, kujtojmë se pas asaj përballjeje shumë lojtarë të Valencias rezultuan pozitiv me Koronavirus, duke bërë që klubi i Valencias t’i kujtojë Gasperinit se çfarë rreziku ka ndërmarrë në atë kohë.

“Nisur nga deklaratat e trajnerit të Atalanta, Gian Piero Gasperini, të cilat u shfaqën në shtypin italian këtë të Dielë, Valencia CF dëshiron të shprehë publikisht befasinë e saj për faktin se trajneri i skuadrës rivale në ndeshjen e 1/8 të Ligës së Kampionëve  pranon që si një ditë më parë ashtu edhe ditën e ndeshjes të luajtur në 10 Mars në Mestalla ai ishte i vetëdijshëm, të paktën vetë, duke vuajtur simptoma që supozohet se janë të pajtueshme me koronavirusin pa marrë masa parandaluese, duke vënë në rrezik, nëse do të kishte qenë rast, për shumë njerëz gjatë udhëtimit të tyre dhe qëndrimit në Valencia.

Duhet mbajtur mend që kjo festë u mbajt pas dyerve të mbyllura, e rrethuar nga masa të rrepta në këtë drejtim, me detyrimin e autoriteteve shëndetësore spanjolle për të parandaluar rrezikun e infektimit nga COVID-19, pikërisht në prani të njerëzve nga një zonë tashmë në atë kohë e vlerësimit publikisht e rrezikshme”, shkruan klubi i Valencias në deklaratën për shtyp./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.