Deklaratë dashurie, TKZ sërish aty për Shqipërinë: Nuk ka pushim, ekipi mbështetet kur braktiset

0

“TKZ” vazhdon të mbështesë në mënyrë të fuqishme Kombëtaren e Shqipërisë, pavarësisht rezultateteve negative që kemi marrë në kohët e fundit. Ajo humbje ndaj Francës me rezultatin 4-1 më shumë sesa për shifrat që rezultuan pas 90 minutave, rëndoi edhe më tepër psikologjinë e ambientit kuqezi, duke parë rezultatet e fundit.

Por pavarësisht kësaj, tifozët shqiptarë nuk do të braktisin Kombëtaren, për asnjë kusht. Me një deklaratë dashurie “TKZ” ka njoftuar edhe prezencën në takimin e radhës ndaj Islandës, duke thënë se tifogrupi i tyre do të jetë aty dhe nuk pushim, ndërsa këtë gjë e bëjnë për emrin dhe jo rezultatet. /Sport Ekspres/

Postimi i plotë

S’ka pushim!

Nga Parisi e drejt në “Elbasan Arena”. Ekip mbështetet gjithmonë, por në humbje më shumë, atëherë kur nis braktisja nga pakënaqësia me rezultatet që merr.

Të martën në Elbasan, për ndeshjen e radhës, dhe të radhës, dhe të radhës…jo për rezultatet, por për emrin.

Bashkë mundemi!

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.