Deklaratë bombë, Mbape ndez merkaton e futbollit: Erdhi koha…

Kylian Mbape u zgjodh këtë të diel Lojtari i Sezonit në Ligën 1 franceze dhe gjatë ceremonisë lëshoi një deklaratë të bujshme, që ka ndezur menjëherë internetin.

Është koha të marr më shumë përgjegjësi mbi vete, të rritem. Ndoshta do jem i lumtur në Paris, ose ndoshta në një vend tjetër, me një projekt të ri“, tha sulmuesi i PSG-së, pas marrjes së çmimit.

Nëse flas sërish për këtë gjë, do e teproj, por ky ishte mesazhi që doja të jepja“, tha Mbape, i rrethuar nga gazetarët, që donin sqarim për deklaratën e tij të parë.

Në mars kampioni i botës siguroi se do të qëndronte te PSG, edhe pse erdhi një tjetër dështim në Champions League, ndaj fraza e së dielës është e bujshme dhe që ndez merkaton e futbollit.

Mbape u bë lojtari më i ri në histori që shpallet Lojtari i Sezonit në Francë, duke kaluar Hazard e Benzema, të gjithë 20 vjeç kur e fituan çmimin e dhënë nga Unioni i Futbollistëve Profesionistë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *