Deklarata shokuese: Ka kërkuar t’i hiqen djalit edhe aparaturat!

Hese Rodrigesit nuk i mjaftojnë problemet në fushë, por i shtohen edhe ato jashtë saj. Ish-lojtari i Realit, aktualisht te Betis, po shfaq vetëm ulje në karrierën e tij që nga largimi nga “Los Blancos”. Ai po luan shumë pak, duke nisur vetëm 8 ndeshje si startues në La Liga dhe është autor i vetëm një goli.

Si të mos mjaftonin këto, spanjollit i shtohen edhe problemet me djalin dhe ish-gruan e tij. Kjo e fundit ka folur për mediat spanjolle, duke treguar një ngjarje tronditëse rreth Hese dhe djalit që ato kanë bashkë. I vogli vuan nga një sëmundje shumë e rrallë dhe e rrezikshme.

Aura Ruiz ka shpërthyer në lot gjatë prononcimit të saj, ku ka treguar se Hese donte t’i hiqte sensorët që e ndihmonin të qëndronte gjallë. Ajo thotë se ish-bashkëshorti i saj paguan vetëm pensionin prej 4 mijë eurosh që është i pamjaftueshëm për të mbuluar shpenzimet e sëmundjes së djalit.

Djali im ka nevojë për ngrohtësinë e babait. Ai ka kërkuar që t’i hiqen sensorët që e kontrollojnë atë 24 orë. Hese paguan vetëm 4 mijë euro në muaj për djalin. Aq para janë të pamjaftueshme”, shpjegon Aura Ruiz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *