Deklarata e çuditshme e Partizanit: E patë, ne nuk tolerojmë!

Zakonisht duhet të bëjë bujë lëshimi në lojë e rezultat, por në Shqipëri jemi mësuar me shfaqje të pështira në fushë e jashtë saj, ndaj u dashka që të brohorasim e të festojmë kur një ekip luan ndershëm.

Partizani sot ka dalë me një deklaratë për shtyp që nuk ka aspak kuptim dhe nuk merret vesh kujt i drejtohet. Në të falënderohen tifozët, por nga ana tjetër kritikohen ata tifozë që kanë sulmuar lojtarët verbalist, si dhe u jepet një përgjigje skeptikëve që aludonin për një tolerim të ndeshjes ndaj ekipit të Vllaznisë.

Normalisht, për të qenë në të njëjtën linjë, një deklaratë të tillë Partizani duhej ta nxirrte edhe pas Partizani-Teuta, ku për 90 minuta na u duk se luante Partizani kundër Barcelonës. Nëse sot ka falënderim për tifozët e kuq, ditën pas Teutës pse të mos dilte ndonjë deklaratë ku të kërkohej falje?

One thought on “Deklarata e çuditshme e Partizanit: E patë, ne nuk tolerojmë!

  1. Keni te drejte se me Teuten ashtu u luajt dhe patjeter Partizani si te gjitha te tjerat ka zbatuar urdherat e DUKES e FSHF-s se tij se po e shikon se kunder rrjedhes, pra duke luftuar i vetem kundra DUKES e FSHF-s se tij eshte pa shprese dhe investimet i shkojne kot. Ju duhet te thonit ne shkrimin e bere edhe per Lushnjen se edhe aty barazoi e mos i fali pike per ta shpetuar, apo veproi Duka me mekanizmat e tij dhe i tha Demit se edhe Mesin te keshe ne ekip, nuk fiton me Lushnjen edhe pse e rene se te anulloj gol, nuk te jap penallti pro teje, por kunder. Fito po ta mbajti. Demi u dorezua dhe u fut ne rrjshtin me Taken e Gjicin duke thene te bej edhe une si keta se vetem keshtu do te fitoj ndonje pike qe te pakten te mos bie nga kategoria. Keshtu eshte e verteta Partizani ne fund te kapionatit mesoi formulen sheruese e shpetuese : Te mos dali kunder sistemit te DUKES ose ……… e peson si FLAMURTARI….ku ishte ……e ku eshte……

Leave a Reply to Take-Trukja beniamini i DUKES Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *