Deklarata bombë: “Pijanecin” Ronaldinjo e larguan për të mbrojtur Mesin!

Nga Spanja, ka ardhur një deklaratë bombë! Ish-futbollisti i Arsenalit dhe i Barcelonës, Aleksandër Hleb, ka folur për mesin e viteve 2000 te Barcelona, kur ishte pjesë e Blaugranasve së bashku me emra të njohur si Mesi, Eto, Ronaldinjo e Deko. Në një intervistë për “OkaTV”, Hleb u shpreh:

“Ronaldinjo e Deko vinin shpeshherë në stërvitje të dehur. Kjo ishte dhe arsyeja që ata të dy u shitën në 2008-ën. Drejtuesit e Barcelonës kishin frikë se sjelljet e tyre do të transferoheshin te Mesi, pasi ai ishte shumë i ri dhe i shikonte Dekon e Ronaldinjon si shembujt për t’u ndjekur.

Kjo është arsyeja e vërtetë që Ronaldinjo e Deko u larguan, vetëm për të mbrojtur Mesin, jo se kishin probleme me Guardiolën. Pep i ka trajtuar të gjithë njësoj dhe në shumë raste, ka mbyllur njërin sy, vetëm që skuadra të kishte harmoni”, përfundoi ish-futbollisti bjellorus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *