Dejvi Bregu shpallet Talenti i Vitit!

0

Dejvi Bregu është shpallur talenti i sezonit 2016-2017, pas votimit të bërë nga gazetarët e futbollit, pas anketës së zhvilluar nga shoqata “Sporti na Bashkon”. Futbollisti vlonjat, që këtë sezon aktivizohet me skuadrën e Luftëtarit, në Gjirokastër, ka realizuar tetë gola dhe ka dhënë edhe asiste në këtë rrugëtim të mrekullueshëm të bluzinjve.

U vlerësuan gjithashtu edhe Erjon Hoxhallari i Tiranës, Ylber Ramadani i Partizanit dhe Kristal Abazaj i Luftëtarit, të renditur në vendin e dytë (3 vende të dyta), ndërsa në vendin e tretë u renditën Rubin Hebaj i Vllaznisë, Albi Doka i Tiranës dhe Enis Gavazaj i Skënderbeut.

Vlerësim special edhe për kapitenin e Kukësit, Rraman Hallaçi, i cili u nderua me çmimin e lojtarit “Fair-Play”, i ndëshkuar me vetëm 4 kartonë të verdhë gjithë sezonin aktual.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.