Dejvi Bregu nuk mund të shkonte te Hamarby, nuk pranon as Ibrahimoviç: Atje jo! Virusi më prishi planet

Dejvi Bregu ishte shumë pranë kalimit për te Hamarby në Suedi, por një transferim i tillë nuk mundi të ndodhte në merkaton që lamë pas. Për të kaluar më pas me krizën dhe pandeminë e Koronavirusit, që e bllokoi tërësisht yllin e Skënderbeut.

Megjithatë pritet që në transferimet e radhës të largohet nga Korça, ndërsa me aftësitë që zotëron, mund ta provojë veten edhe në kampionate elitare në Europë. E ndërkohë Hamarbyt “ia ka mbyllur” derën edhe Ibrahimoviç, nëse mund të quhet kështu, pasi në këtë klub ka shumë aksione edhe vetë sulmuesi suedez.

Por në intervistën e fundit që ka dhënë për mediat italiane, tregon se nuk do të shkojë si lojtar te Hamarby: “Jo nuk kam për të luajtur atje. Kam një pjesë të madhe të aksioneve, por preferoj që të punoj jashtë fushës së luajtur me Hamarbyn. Për momentin nuk di asgjë për të ardhmen time. Ky virus monstruoz i ka prishur të gjitha planet e mia, madje i ka kapërcyer ato”, shprehet shkurtimisht Ibrahimoviç. /Sport Ekspres/