Dejvi Bregu në pritje, Luftëtari refuzon ofertën austriake

Në një kohë që klubi po rinis organizimin për sezonin e ri, ende nuk është e qartë e ardhmja për disa nga yjet e skuadrës, duke nisur nga Dejvi Bregu e Kristal Abazaj.

Vlonjati e ka deklaruar prej kohësh që e ardhmja e tij do të varet nga klubi dhe çdo ofertë do të merret në shqyrtim së bashku, por deri tani nuk ka ardhur oferta që i kënaq të gjithë.

Supersport raporton se së fundi klubi austriak ka paraqitur një ofertë zyrtare: 100.000 euro, plus 20% të kartonit në rast rishitjeje, por Luftëtari ka refuzuar, duke kërkuar më shumë, diçka normale, kur sheh që lojtarët e Tiranës, për shembull, po shiten për shifra goxha më të larta.

Interesim ka pasur edhe nga Belgjika, por sërish nuk ka ardhur oferta e duhur, ndaj për momentin Bregu mbetet në Gjirokastër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *