Dejvi Bregu mund të stërvitej sot me Zlatan Ibrahimoviç, fati i dërgojë në përplasjen e rrugëve

Dejvi Bregu është një nga ato lojtarë, që në Superiore mund të cilësohet si “thesare të çmuara”. Futbollisti tipik që mund të bëj magji me topin në këmbë dhe të shënoja gola, që fundja jo të gjithë mund ta bëjnë.

E ka treguar në shumë raste dhe kjo ka ngjallur interesimin e shumë klubeve në Europë. Më pranë transferimit ka qenë të Hammarby, ndërsa Skënderbeu priti që të përfitonte edhe pak kohë më tepër nga aftësitë e tij, duke ditur që merkato në Suedi mbyllej shumë më vonë se afati i zakonshëm që jemi mësuar.

Por kjo shtyrje e kohës nga korçarët rezultoi fatale për Bregun, që nuk mundi të largohej më, me COVID-19 që mbylli kufijtë dhe futbolli ishte i fundit për të cilin mund të flitej. Nëse lojtari i Skënderbeut do të ishte transferuar më herët te Hamarby, sot mund të merrte disa këshilla të vlefshme edhe nga Zlatan Ibrahimoviç.

Figura e njohur e futbollit ndodhet në Stokolm prej disa kohësh për pushime. Por nuk mund të humbiste më shumë kohë, kur pa se Hamarby ishte duke u stërvitur normalisht. Për të nuk duhet ndonjë leje e veçantë, pasi ka një pjesë të aksioneve në këtë skuadër. Pikërisht për këtë arsye po mban trupin në formë dhe po vazhdon të përgatitet, deri në momentin që Milani do të kërkojë që të kthehet në Itali. /Artikull i përgatitur nga Klaudio Ndreca për “Sport Ekspres”)