Dejvi Bregu drejt Belgjikës, edhe Abazaj do të shitet

0

Pas një periudhe pushimi, edhe te Luftëtari po nis planifikimi për të ardhmen dhe natyrisht në qendër të vëmendjes janë jo vetëm trajneri, por edhe xhevahirët e ekipit.

Një prej tyre, Dejvi Bregu, ende nuk e ka përcaktuar të ardhmen e vet, por duket se ajo do të jetë larg Shqipërisë.

Vetë talenti vlonjat ka dëshirë të provohet jashtë dhe këto ditë në adresë të klubit gjirokastrit dhe vetë lojtarit ka ardhur një ofertë nga Belgjika.

Emri i klubit nuk bëhet i ditur, por është një klub i Jupiler Ligës belge, që ka shprehur interesim serioz dhe brenda pak ditësh gjithçka mund të mbyllet me sukses, sepse në Belgjikë sezoni fillon shumë herët dhe Bregun e duan për fazën përgatitore.

Kjo do të thotë se bie përfundimisht pista Skënderbeu, edhe pse ishte një mundësi që Bregu të shkonte në Korçë, ndoshta duke ndarë përgjysmë kartonin, por Luftëtari është i prirur ta shesë që tani yllin e vet, për një ofertë joshëse nga jashtë.

Fatin e Bregut do ta ketë edhe Kristal Abazaj, pasi sulmuesi është mjaft i kërkuar në treg. Ashtu si për Bregun, edhe Abazaj duhet të shitet jashtë Shqipërie, pasi është gati për hapin e madh, pa harruar që klubet shqiptare nuk e kanë me qejf që të blejnë lojtarë, duke preferuar t’i marrin në përfundim të kontratës.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here