Deja Vu/ Stefano Pioli injoron tifozerinë për Interin: Isha fëmijë, nuk kisha ide të qarta

Ajo që po ndodh në Seria A në këtë sezon mes trajnerëve, është padyshim një “Deja Vu”. Nëse tifozët e Interit po ngacmonin disi ata juventinë, rreth trajnerit Antonio Conte që ndryshoi kursin në mënyrë rrënjësore, kjo i kthehet mbrapsht me Stefano Piolin.

Sigurisht, emrat e të dy trajnerëve nuk janë në të njëjtën lartësi dhe Pioli nuk siguron të njëjtën entuziazëm te Milani. Megjithatë përpara se të gjykohet për të, duhet të presim fushën e blertë. Por fjalët e para të Stefano Piolit sa i përket tifozerisë që ka pranuar se bënte për Interin përpara disa kohësh, ishte njëfarë injorimi për vetë ato që kishte thënë më herët:

“Unë isha një fëmijë. E shkuara është e shkuara. Tani unë jam profesionist. Dua të bëj mirë dhe shpresoj që të gjykohem për atë që do të bëhet në fushën e blertë. Jo për atë që unë mendoja kur isha fëmijë, pasi nuk i kisha të qarta ende idetë”, ka thënë Pioli. /Sport Ekspres/