“Deja vu”/ Odise Roshi shënon edhe ndaj Zenitit, talenti i Shqipërisë i tund rrjetën Bajernit

0

Dita e sotme duket se ka qenë e duhura për legjionarët shqiptarë. Bernard Karrica, sulmuesi 19 vjeçar që luan në radhët e Dinamos së Zagrebit, ka shënuar në ndeshjen kundër Bajernit të Mynihut të vlefshme për 1/8 e Youth League. Një goditje me kokë e futbollistit shqiptar, që është edhe pjesë e moshave të Kombëtares, do të shtynte topin në rrjetë dhe do të dyfishonte rezultatin. Protagonist në këtë takim ka qenë edhe një tjetër shqipta, por në kampin kundërshtar. Leon Dajaku finalizon me mjeshtëri një skemë nga goditja e dënimit për bavarezët, që në fund të takimit nuk ia kanë dalë të kalojnë në fazën tjetër.

Ndërkohë në Rusi kemi të bëjmë me një “déjà vu”. Bernard Berisha fiton një 11 metërsht dhe Odise Roshi e konverton në gol. E njëjta gjë ndodhi në fundjavë, ndërsa përsëritet edhe njëherë ditën e sotme në çerekfinalen e Kupës së Rusisë kundër Zenitit. Ajo që bie në sy është edhe festimi i çmendur i Berishës në momentin që gjyqtari akordon penallti, duke e përjetuar si nëj gol të shënuar. Por këtë festë do ia justifikonte Roshi, që me një ekzekutim gjakftohtë mposht portierin kundërshtar./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.