Deja vu/ Kur drejtori i Juventus TV ironizonte: Pishina! Ronaldo qesharak, si i çmendur hidhet për një penallti

Në orët e fundit po shpërndahet gjerësisht në rrjetet sociale një video ironizuese e drejtorit të Juventus TV, Claudio Zuliani. Bëhet fjalë për vitin e shkuar, atëherë kur Ronaldo nuk ishte pjesë e bardhezinjve.

“Cristiano Ronaldo e bën lojën si nofka që ka: “Pishina”. Kërkon penallti dhe hidhet, pjesë e historisë së tij. Pastaj ngazëllehet si një i çmendur për një penallti që fiton në minutën e 93-të. Kjo është qesharake”.

Disi komike, por i gjithë ky përshkrim flet më së miri për atë që ndodhi edhe në takimin e mbrëmshëm mes Juventusit dhe Genoas që u mbyll në shifrat 2-1. Ronaldo do të fitonte një penallti në minutat shtesë, ku më tepër sesa një kontakt i pastër, ishte edhe një hedhje e portugezit që bëri pjesën e tij për fitimin e 11-metërshit. Por këtë herë bëhet fjalë për pishinën e bardhezinjëve dhe ndoshta Zuliani nuk e sheh më në këtë mënyrë Cristiano Ronaldon… /Sport Ekspres/