Deja Vu/ Historia e 2014 mund të përsëritet, Antonio Konte lë Interin dhe gjendet trajneri i ri

Antonio Conte do të vinte me një bujë të madhe te skuadra e Interit atje ku zikaltërit po luftonin me Juventusin për kreun e Serisë A. Por pas merkatos së janarit gabimet nisën të shtoheshin dhe periudha pas pandemisë ka vulosur një tjetër sezon jo të kënaqshëm për tifozët zikaltër. Kjo e lidhur edhe me pritshmëritë e larta te Konte, pasi ekipi ndodhet në vendin e katërt dhe duke nënvizuar se këtë vit ka qenë Roma dhe Napoli që kanë kaluar kriza të mëdha.

Trajneri aktual i Interit është i bindur se gjithçka lidhet me mungesën e përforcimeve në merkato. Për këtë arsye, Konte kërkon që t’i plotësohet çdo kërkesë në verë ose në të kundërt do të largohet. Klubi është përgatitur edhe për këtë variant teksa kanë zgjedhur Alegrin si zëvendësuesin e mundshëm. Në fakt kjo nuk do të ishte hera e parë pasi në vitin 2014, për të njëjtat arsye, Juventusi u nda me Konte dhe Alegri mori vendin e tij me një “Deja Vu” që mund të ndodh edhe në 2020. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *