Degradon futbolli kroat, dhunohet trajneri i Dinamos së Zagrebit

Çmenduri, dhuna ulet këmbëkryq në futbollin kroat dhe në shënjestër është Dinamo e Zagrebit. Politikë, konflikte interesi, lidhje mafjoze dhe mes tyre, futboll…

Mario Cvitanoviç, trajneri i Dinamos së Zagrebit, ka përfunduar në spital gjatë natës së mbrëmshme, pasi është dhunuar para derës së shtëpisë së tij nga persona të maskuar. Cvitanoviç ka qëndruar mbrëmë disa orë në spital nën kontrollin e mjekëve, pasi veç plagëve, kishte thyer edhe dorën.

Ai është goditur me shkopinj bejsbolli në momentin kur po hynte në banesën e tij në Zagreb, ngjarje ndodhi pak orë pasi kishte drejtuar Dinamon në ndeshjen e Kupës së Kroacisë kundër NK Borac, fituar me shifrat 6-0.

Dhuna ndaj trajnerit pason sulmet e vazhdueshme ndaj ish-presidentit të klubit, Zdravko Mamiç. Ky i fundit ishte objekt i një atentati pak ditë para ndeshjes së kthimit ndaj Skënderbeut në Ligën e Europës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *