Degjeneron situata e Xhakës dhe kuptimi i futbollit, gruaja e mesfushorit shqiptar merr kërcënime

Futbolli ka si kuptim dhe në themel të tij zbavitjen për njërëzit dhe t’i lidh sa më tepër. Por shpeshherë vijnë momente të rralla si i Granit Xhakës, për të humbur çdo kuptim dhe sens të këtij sporti.

Tifozët që vërshëllejnë lojtarin e tyre në moment të keq dhe nuk i japin mbështetje, shkojnë edhe më tej. Sipas raportimeve të fundit, shumë kërcënime kanë mbërritur në adresën e gruas së mesfushorit shqiptar, e cila është detyruar të kthejë edhe llogarinë e saj në “Instagram” në privat për shkakun e komenteve fyese.

E ardhur kjo në një kohë që vetëm para pak ditësh mbërriti në jetë edhe fëmija i parë i këtij çifti, situata ka degjeneruar. Sigurisht që Granit Xhaka duhet të jap më shumë në fushën e lojës, ashtu si edhe pritet nga të gjitha, por nuk është kjo mënyra e duhur sesi tifozët kërkojnë t’i imponohen kapiteni të tyre. /Sport Ekspres/