Dedja: Rezultat i padrejtë, edhe arbitri gaboi

Trajneri i Lushnjës, Hysen Dedja, ka pranuar qetësisht humbjen ndaj Skënderbeut, duke theksuar se mungesat ishin të shumta, por nga ana tjetër ka ankesa për gjyqtarin.

“Disa lojtarë na mungonin, Marku e Gava me kartonë, ndërsa Alushi i dëmtuar. Rezultati nuk i përgjigjet lojës, jo se kam dëshirë unë të flas kështu, por gjyqtari në një rast me Cankën kur sulmuam ndaloi lojën për ‘fair-play’. Te kartoni i Spahos, Magani ishte i dëmtuar dhe nuk e aplikoi”.

“E mendoja se mund të merrnim rezultat, pasi shoh se djemtë duan të rriten. Edhe kur ishte 3-1 ndeshje ekipi reagonte, tregoi dëshirë”.

“Shumë sulmues në fushë? Kishim dëmtime, isha i kushtëzuar në zgjedhje. Po të kisha të tjerë lojtarë do mendoja ndryshe, ndoshta në prapavijë do luanim me pesë. Dy golat e parë mund të evitoheshin”.

“Fusha? Kemi hyrë një seancë, kanë luajtur edhe moshat, por nuk është shumë alarmante, Sot nuk kishte ndonjë problem të madh”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *