Dedja: “Lepuri në bark”? E kisha për mungesën e besimit  

Hysen Dedja, trajneri i Lushnjes, pas humbjes së pësuar me Vllazninë u shpreh se lojtarët e tij duhet ta heqin “lepurin në bark”. Kjo deklaratë ka marrë reagime të ndryshme në qytetin e Lushnjes dhe shkodrani i pankinës verdhejeshile ka sqaruar se nuk ka dashur të ofendojë askënd me atë që ka thënë, por thjesht e ka thënë me idenë se lojtarët e tij nuk besojnë në aftësitë e tyre.

“E kam pasur atë mendimin e frikës, që ma kanë keq interpretuar dhe e kam sqaruar gjithçka me skuadrën dhe nuk sqarohem tjetërkund dhe me tjetërkënd. Interpretimet mund t’i bëjë kush të dojë dhe sipas oreksit të tij. E ritheksoj se termin e “frikës” në intervistën e dhënë pas humbjes me Vllazninë e kam pasur për besimin e munguar tek futbollistët e mi dhe jo ashtu siç janë munduar ta interpretojnë në media kritikën time profesionale ndaj futbollistëve të mi. Më vjen keq që gojët e liga kanë dashur të hedhin pluhur mbi respektin dhe konsideratën që kam unë për qytetarët lushnjarë në përgjithësi dhe për tifozërinë e mrekullueshme të këtij ekipi, që siç e kam thënë edhe më parë është dashuria ime e dytë në futboll, pas Vllaznisë”, u shpreh Dedja, që më pas foli për ecurinë e ekipit të tij dhe mundësinë e marrjes së një rezultati pozitiv në ndeshjen e sotme ndaj Kamzës.

“Nuk e kisha menduar asnjëherë se do ta nisja me tre humbje, edhe pse shorti na ka vënë përballë një shans të keq: në katër takime tre janë luajtur jashtë qytetit tonë. Ana morale nuk ka qenë dhe vazhdon të mos jetë e mirë tek futbollistët e mi, por mendoj që reagimi, duke parë atë që jam gjithë ditën me futbollistët, me lojtarët më cilësor që kam në dispozicion, kam besim se reagimi pozitiv do të jetë sot ndaj Kamzës. Golat e shpejtë? E kam thënë që kemi marrë gol në minutën e parë dhe në minutën e fundit dhe unë shoh se brenda ekipit ekziston një mentalitet që nuk besojnë te vetja. Unë pres një reagim të madh në ndeshjen me Kamzën. Besoj shumë se do të marrim pikën, për të filluar startin me rezultatet pozitive”.

MUNGESAT – Ekipi lushnjar shkon në Kamzë duke iu gëzuar rikthimit të fierakut Mone, që kthehet pa pezullimit njëjavor prej kartonëve të verdhë. Gjithashtu në stërvitjen e sotme i është bashkangjitur grupit edhe pogradecari Shkulaku, i cili ka vuajtur rikuperimin e një tërheqjeje muskulore në kofshën e djathtë dhe sot do e nisë nga stoli. Ndërkohë ka lajme të mira edhe nga Branica, që ka nisur përgatitjet e diferencuar dhe së shpejti do të jetë gati për stafin teknik. Arjan Likja

FORMACIONI I MUNDSHËM

Spaho

Ruço Prençi Marku Mone

Taullau Gava Alushi Pepa

 Canka

 Sefa

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *