Dedikimi prekës i vjen nga lojtari Guardiolës: Më trajton si djalin tënd, tani do të qajmë bashkë

Një lajm i trishtë për botën e sportit në Angli dhe Spanjë erdhi teksa mamaja e Pep Guardiolës, Dolors Sala Carrio, ndërroi jetë pasi u prek nga Koronavirusi. Vetë trajneri e dinte më së miri se kjo pandemi nuk është lojë, ndërsa jo të gjithë ndajnë të njëjtin mendim.

Për këtë arsye do të dhuronte edhe 1 milionë euro vetëm 2 javë më parë. Megjithatë nuk e kishte në dorë dhe mundësinë për të mbajtur në jetë mamanë, Dolors Sala Carrio. Dedikimi emocionues i vjen Guardiolës nga lojtari i Manchester City-t, vetëm për të kuptuar se çfarë marrëdhënie mban një trajner kampion me futbollistët e tij.

Benjamin Mendi që është prekur shumë nga ky lajm i trishtë i jep kështu kurajo trajnerit të tij: “Gjithmonë më ke trajtuar si të isha djali yt. Ne qeshim bashkë, por edhe qajmë të dy së bashku, si në familje. Ngushëllimet më të mëdha dhe më të thella për Pep dhe familjen Guardiola”. /Sport Ekspres/